VIDEO-EMRAT / Qëlloi më armë një person dhe më pas vrau veten, një trup në mes të rrugës! Çfarë ndodhi në Korçë

8 months ago 35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 18-të të qytetit të Korçës në afërsi të një hoteli.

Jorgo Prifti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 40-vjeçarit Emiliano Pine, i cili ndërroi jetë rugës për në spital. Më pas autori i krimit ka vrarë veten.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç shihet edhe në videot e publikuar nga Vizion Plus, trupi i pajetë i autorit ndodhet në mes të rrugës. Ndërkohë policia po vijon të hetojë për zbardhur shkaqet që çuan drejt këtij krimi të dyfishtë.

Njoftimi:

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article