Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lexo edhe :
Related Posts
Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, raporton se viktimë ka mbetur Elvis Mizaku 36-vjeç nga fshati Rov i Maliqit.
Ndërkohë lidhur me aksidentin ka reaguar edhe policia e cila thotë se pesë personat e plagosur janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa një person tjetër ka mbetur i bllokuar, dyshohet për viktimën.
Njoftimi:
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.
Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/Vizionplus.tv/