Sot në mbrëmje Shqipëria zbret në fushë dhe të gjithë sytë do të jenë në Duseldorfi, aty ku kuqezinjtë do të ndeshen me Spanjën.
Të gjithë shqiptarët presin një fitore e cila do t’i jepte mundësinë Kombëtares sonë për tu kualifikuar në fazën tjetër.
Parashikime të shumta janë bërë për këtë sfidë, por asaj i një mace është bërë virale në rrjet.
Në një tavolinë janë të vendosur tre enë qelqi me kokrra, ku në të treja shkruhet: Shqipëri, Barazim, Spanjë.
Macja e zezë me pulla të bardha shkon dhe ha tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar se do të fitojë kundër iberikëve.