Video Lajm/ Momenti i nxjerrjes së viktimës nga kanali, u përplas nga makina, forca të shumta policore në vendngjarje

8 months ago 50
Reklamë

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, ku ende në rrethana të paqarta, një automjet ka përplasur një këmbësor dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal.

Paraprakisht dyshohet se errësira në rrugë dhe shpejtësia janë shkaktarë të aksidentit vdekjeprurës.

“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel

Read Entire Article