Është mbyllur protesta e opozitës para Kuvendit të Shqioërisë ditën e sotme. Ka zgjatur më pak se dy orë protesta e opozitës përballë parlamentit, ndërkohë që seanca ka zgjatur vetëm 15 minuta, pasi deputetët e opozitës u futën në sallë dhe nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes normalisht.
Qytetarët që ju përgjigjën thirrjes së opozitës për të protestuar para Kuvendit të Shqipërisë nisën grumbullimin në orën 16:30, dhe nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë, gjatë kohës që deputetët e mazhorancës flisnin në foltoren e Kuvendit.
Pas mbylljes së seancës plenare, edhe deputetët eopozitës u abshkuan në protestë, ku folën përballë qytetarëve dhe kërkuan që të gjithë sëbashku mos e ndalin revolucionin.
Gjatë protestës pati edhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë, por gjithçka më pas kaloi qetësisht dhe pa incidente të rënda.
Pas mbylljes protestës qytetarët janë nisur drejt banesës së ish-kryeminsitrit Sali Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti”.
/Vizionplus.tv/