Në pamjet dramatike të publikuara, shihet një avion me 179 pasagjerë që realizoi një ulje spektakolare duke rrëshkitur në baltë pasi doli nga pista e ngrirë në një aeroport në Lituani.
Video tregon mjetin masiv Airbus A320 që anohet në asfaltin e aeroportit të Vilnius pas fluturimit dy orësh nga qyteti italian i Bergamo të shtunën.
Mjeti i kompanisë lituaneze Avion Express, përpiqet më kot të stabilizohet në pistën e ngrirë nga akulli duke arritur të ndalojë vetëm pasi del në baltë, ku tufa zogjsh shihet te ngrihen në ajër, si në një sekuencë dramatike filmi.
An Avion Express A320-200 landing at Vilnius Airport briefly skidded off the runway, onto the grass and mud, before safely returning to the runway to continue its dirty taxi to the apron.
📹 Unkown/DM for credit#builtairbustough #AvionExpress #avion #a320 #airbus pic.twitter.com/JQPF9iCZLs
— A Fly Guy’s Crew Lounge (@AFlyGuyTravels) February 4, 2024
Piloti me eksperiencë i mjetit u vlerësua për drejtimin e mjetit jashtë piste ku pasagjerët dhe ekuipazhi me pas zbritën pa plagosje.
Avioni pësoi disa dëmtime në panelet e poshtme, ndërsa trafiku ajror u detyrua të ndalonte për disa orë pas incidentit.
Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e sakta të ngjarjes por e rëndësishme ishte që nuk kishte të plagosur, shkruan DailyMail.
Incidenti shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale për pamjet spektakolare të rrëshkitjes së mjetit gjigant në lëndinën para aeroportit.
Piloti vlerësohej për kontrollimin e uljes anësore të mjetit, ndërsa shumë komentonin për reagimet e mundshme të pasagjerëve brenda mjetit.
Top Channel