Ditën e djeshme, në orën 15:00 Shqipëria u përball me Kroacinë në Hamburg. Gjatë duelit, një tjetër tifoz shqiptar kapërceu rrethimin e brendshëm të stadiumit dhe u fut në fushë.
Goli dramatik i kuqezinjve në minutën e 95-të, bëri që tifozi të mos përmbahej, duke vërshuar drejt fushës.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai kaloi sigurimin e stadiumit për t’u futur në tapetin e gjelbër, teksa ky moment u kap nga kamerat amatore në stadium, duke mos u transmetuar nga regjia qendrore.
Gjithçka kaloi pa incidente.
Gjatë sfidës me Italinë ishte shqiptari Sami Rexhepi, ai i cili u fut në fushë dhe loja u ndal për disa minuta.
Sigurimi arriti ta kapë në mes të fushës duke e rikthyer në pjesën e tifozëve.
”Kisha vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, tha më pas Rexhepi./vizionplus.tv