Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur në Rusi si pasojë e daljes së një treni nga shinat. Ngjarja ka ndodhur në Republikën e Komit.
Mediat bëjnë me dije se 9 vagonë të trenit kanë dalë nga hekurudha, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit.
JUST IN: Several passengers injured after train derails in Russia’s Komi Republic pic.twitter.com/mS9xg7X9Ki
— BNO News (@BNONews) June 26, 2024
“Në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet emergjente. Po merren masa për të ndihmuar pasagjerët”, tha autoriteti i transportit hekurudhor rus në Telegram.
“Informacionet për viktimat janë duke u zbardhur ende. Qarkullimi në seksion është pezulluar.”