Pesë persona kanë humbur jetën pas zjarreve që kanë përfshirë Turqinë juglindore.
44 të tjerë janë lënduar dhe 10 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
“Ka pesë të vdekur dhe 44 të plagosur, 10 prej tyre me lëndime të rënda”, në dy zonat afër Mardinit, shkruan ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në X.
Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të përmasave të mëdha.
Mardin’in Mazıdağı ile Diyarbakır’ın Çınar ilçeleri arasındaki bölgede çok büyük bir yangın çıktığı ve geniş bir alana yayılarak büyüdüğü ifade ediliyor..
İnşallah can kaybı olmaz.
Allah yardımcıları olsun.
#Diyarbakır #YangınBölgesineAcilHelikopter #mardin pic.twitter.com/VF7UJDfC8b
— TC_KemalBildiş (@TC_KemalBildis) June 20, 2024
Katër ekipe të shërbimeve të urgjencës dhe 35 autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje, shpjegoi Kotza.
Zjarri shpërtheu të enjten në mbrëmje në një zonë që ndodhet rreth tridhjetë kilometra në jug të Dijarbakirit dhe u përhap shpejt për shkak të erërave të forta, duke prekur pesë fshatra, tha ministri i brendshëm Ali Gerlikaya.
Fatkeqësisht, tre banorë të rrethit Dijarbakir dhe dy të rrethit të Mardinit humbën jetën”, tha ky i fundit përmes platformës X.