Videomesazhi i djalit që emocionoi Robert Budinën: Shpresoj të mos e keni harruar…

1 month ago 37

Regjisori i njohur Robert Budina u emocionua shumë gjatë intervistës së tij në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, pas suprizës së djalit të tij.

Daniel Budina vlerësoi shumë punën e palodhur në nënës dhe babait të tij, ndërsa duke qeshur i kujtoi Robertit që të mos harrojë se kush ua bleu gotën që derdhet në tavolinë në filmin “Pikë Uji”.

Përshëndetje ma dhe ba dhe shumë urime për filmin e ri. Shpresoj të mos ta keni harruar harruar ksuh e ka blerë gotën e Pitagorës, gotë e cila derdhet në filmin tuaj. Për mendimin tim ky ëhstë një film i cili rezonon shumë në shoqërinë tonë në etapa të ndryshme. Nuk ëhstë një moral, por një realitet, realiteti i korrupsionit, pushtetit evident, figura e femrës e cila shkelet si nënë dhe në anën profesionale. Nuk dua të merrem me zgjidhjen e këtyre problemeve pasi regjisori Robert Budina e ka lënë për audiencën për t;iu përgjigjur këtyre probleme. Dua të falenderoj kasten i mrekullueshëm që nga aktorja kryesore Gresa Pallaska e cila e luan shumë bukur rolin e Aidës, falenderoj gjithashtu edhe Adem Karagën i cili është një oligark i vërtetë, i cili do të ishte shumë bukur pjesë e parlamentit tonë. Falenderoj shumë edhe Arben Bajraktarin, Klodiana Kecën dhe shpresoj mos kem harruar të tjerë, e keni qarë filmin ëhstë një kastë profesioniste. Do doja shumë që rinia sot ta pranojë filmin sadopak. Duke parë atë do të shikojnë që ka shumë gjëra që nuk shjkojnë mirë sot. Kjo është një punë 5-vjeçare e bërë nga prindërit e mi dhe nga shumë profesionistë mabrë shqiptarë”, ishte mesazhi i Danielit.

Read Entire Article