Edhe kete vit deget e mjeksisë jane nga më të preferuara nga studentët në Vloë.
Dekani i fakultetit Enkelejd Mehilli ne universitetin” Ismail Qemali”, thotë se në infermierinë e pergjithshme jane 176 rregjistrime për 180 kuota.
“Faza e parë e regjistrimeve të studentëve bachelor në programet e ciklit të parë ka përfunduar. Fakulteti is shëndetit është më i kërkuar në Universitetin Ismail Qemali. Në programin bachelor në infermieri mami kemi disa kuota që do të plotësohen në raundin e dytë. Për programin bachelor në infermier të përgjithshme kuotat kanë 180 dhe kemi 176 regjistrime, ndërsa për programin infermieri mami kuotat janë 80 dhe kemi 45 regjistrime ne këtë moment, por deri ne fazen e dytë do të mbushet dhe ky program studimi”, thotë ai.
Per infermierinë do të ketë në fazën pasardhëse edhe një rialokim kuotash për degë të dyta dhe transferime, që do të shtojnë vendet. Nga ana tjetër pritet dhe nisja e studimeve master në këtë fakultet.
“Është hapur thirrja për rregjistrimet në master. Është hapur në datën 16 shtator dhe do të jenë të hapura deri me 4 tetor. Në fakultetin e shënetit në ofrojmë master shkencor dhe professional, qe u japin mundësi studentëve ose të ndjekin një karrieë më akademike ose në profesion direkt. Duke ofruar master profesional në kirurgji, patologji ose mami”, shton Mëhilli.
Aktualisht ka perfunduar faza e parë e pranimeve edhe në këtë universitet ndërsa prej datës 28 starton faza e dytë e ndarë në pesë raunde. /vizionplus.tv