Një 36-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet si autori i dy vjedhjeve në Kuçovë.
Dyshohet se ai ka vjedhur bizhuteri dhe sende me vlerë në dy banesa brenda 24 orëve.
36-vjeçari E.K dyshohet se gjatë orëve të para të datës 2 mars ka vjedhur në banesën e shtetasit E. Z. dhe në banesën e shtetasit Ç. K., bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel