Vota e Diasporës, Bylykbashi: Procesi të mos zvarritet, KQZ të përgatisë logjistikën, emigrantët të shprehin vullnetin e tyre

1 month ago 23
Reklamë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi theksoi në një konferencë për median se vota e diasporës nuk duhet të “zvarritet” më.

Ai theksoi se është vendosur që çdo emigrant shqiptar që ka një adresë jashtë vendit mund të shpreh vullnetin e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndonëse opozita pretendon se rregullat e përcaktuara nga mazhoranca përjashtojnë një pjesë të emigrantëve nga kjo e drejtë.

Nga ana tjetër, ai theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëjë detyrën duke siguruar bazën e duhur ligjore dhe logjistike, duke mos e penguar procesin.

“Ne kërkojmë që KQZ me hyrjen në fuqi të ligjit, pas asnjë vonesë e justifikim, të bëjë gati të gjithë bazën nëligjore dhe logjistike që kjo të bëhet e mundshme për zgjedhjet e vitit 2025. Koha është e mjaftueshme, qeveria duhet të vërë paratë në dispozicion, KQZ të bëjë punën e tij”, tha ai.

Po ashtu, ai iu bëri apel shqiptarëve jashtë vendit që të regjistrohen dhe të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./vizionplus.tv

Read Entire Article