Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë babain e tyre Pëllumb Meta dhe varrosën në kasolle dalin sot para gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë.
Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.
Lexo edhe :
Related Posts
Por, hetimet morë tjetër rrjedhë, ku u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.
Fillimisht ishte vajza ajo që mori përsipër krimin, e cila tha se babai i saj donte ta fejonte me zorr. Por pas hetimeve, u zbulua se vrasja me armë nuk ishte kryer nga 19-vjeçarja, por nga djali i madh. Ky i fundit, para autoriteteve pranoi se kishte vrarë babain e tij në dhomën e ndenjes, pasi viktima ishte kthyer nga puna dhe po pushonte. 24-vjeçari deklaroi se babai i tyre ishte bërë i padurueshëm dhe ishte shumë autoritar./vizionplus.tv