Vrasësi i vëllezërve del në gjyq, vlerësohet masa e sigurisë për Altin Kukën dhe dy djemtë e tij

2 months ago 27

Sot në Gjykatën e Fierit del për masën e sigurisë Altin Kuka, vrasësi i dy vëllezërve në Roskovec , bashkë me dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka.

Dosja ndodhet në tavolinën e gjyqtares Gladiola Bregu, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokurorja Elona Gixhari, e cila ka kërkuar tre masa me “arrest në burg” për të ndaluarit.

Lexo edhe :

Related Posts

Altin Kuka u vetëdorëzua pasditen e 10 shtatorit në polici, pak pasi kreu krimin e rëndë, ndërsa dy djemtë e tij u arrestuan  një ditë më vonë.

49 vjeçari qëlloi për vdekje me breshëri armë  vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj teksa ata pinin kafe në lokalin e tyre në fshatin Kurjan të Roskovecit,  pas përplasjes së djemve të dy familjeve.

Nën akuzë për ngjarjen janë babai 76-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 75-vjeçar tjetër  që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët./vizionplus.tv

Read Entire Article