Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, arrestohen 4 persona

6 months ago 29

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, 31 mars, te rrethi i Shkozës në Tiranë.

Dy grupe të rinj u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

Lexo edhe :

Related Posts

Aurelio Dervishi, 18 vjeç u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij dhe si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën rrugës për në spital.

Sakaq, policia bën me dije se ditën e sotme ka arrestuar 4 personat e përfshirë në sherr, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Këta të fundit, mënjëherë pas krimit ditën e djeshme u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Ndalimi i tyre është bërë më Farkë, ndërsa grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorise po punon për zbardhjen e rrethanave, motivit dhe cili nga të shoqëruarit ka kryer vrasjen./vizionplus.tv

Read Entire Article