Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë në Roskovec, ku Gramos dhe Lavdmir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri.
Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt mes fëmijëve të viktimave dhe djalit të autorit, tanimë i arrestuar, Altin Kuka.
Lexo edhe :
Related Posts
Konflikti ka nisur mes djemve të viktimavea dhe punëtorit të autorit të ngjarjes.
Fillimisht debati ka nisur te pularia e autorit, pastaj janë konfliktuar me djalin e autorit.
Një ditë më pas prindërit shkojnë për t’u sqaruar te pularia, por situata degradon, pasi viktimat dhe djali i autorit zihen sërish.
Pas sherrit të dhunshëm mësohet se dy palët kanë përplasur edhe automjetet e njëri-tjetrit.
Pas këtij episodi, autori ka ikur te lokali ku ndodheshin viktimat dhe i ka ekzekutuar. Menjëherë pas ngjarjes, sëbashku me armën e krimit, ai është vetëdorëzuar në policia./vizionplus.tv