Policia e Fierit ka arrestuar Kreshnik Gashin, 33 vjeç, i cili akuzohet se së bashku me vëllanë, në dhjetor të 2023 vranë Elton Javorin.
Vëllai i tij, Agim Gashi vijon të jetë ende në kërkim.
Më 7 dhjetor 2023 Elton (Erjon) Javori, 41 vjeç u ekzekutua në derë të shtëpisë. Ai kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte ndjekur prej ditësh nga ekzekutori i tij, Agim Gashi, 35 vjeç.
Pasi doli nga shtëpia me makinë, Javori u ndoq për rreth 100 meta nga automjeti tip “Benz” brenda të cilit ndodhej Gashi. Pasi iu afrua e qëlloi me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.
Elton Javori rezulton të jetë nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997 në Masakrën e Levanit, ndërsa Demir Backa ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Fierit./vizionplus.tv/