Vrasja e Valter Fjerzës, policia arreston autorin, në pranga dhe katër të tjerë

1 month ago 28

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 21-vjeçarin, Luçian Mehilli, të akuzuar për vrasjen e Valter Fjerzës. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në fshatin Hot i Ri, ndërsa mësohet se shkak është bërë një konflikt çasti.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga dhe 4 persona të tjerë që kanë fshehur krimin dhe kanë përkrahur autorin.

Lexo edhe :

Related Posts

“Në vijim të punës për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas një konflikti të çastit, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, më datë më 21.09.2023, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues në Shkodër.

Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë shtetasin V. F., 33 vjeç”, njofton policia.

Po ashtu, një person i pestë është shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas policisë, këta persona dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta jashtë një lokali me vëllain e viktimës, Kolë Fierza 35 vjeç.

Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet Valter Fierza. Sapo ka parë automjetin, Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar disa herë me kallashnikov në drejtim të 33-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend./vizionplus.tv

Read Entire Article