Vrau foshnjën e saj dy ditëshe, arrestohet 28-vjeçarja në Itali, zbardhet detajet

5 months ago 23

Një 28-vjeçare është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se vrau foshnjën e saj dy ditë pas lindjes.

E reja me origjinë filipineze, e cila punonte në një anije dhe merrej me pastrimin dhe gatimin, nuk i kishte treguar askujt që ishte shtatëzënë. Ajo e kishte lindur foshnjën dhe e kishte lënë në kabinën që e ndante së bashku me dy koleget e saj.

Sipas policisë, është e paqartë, nëse e reja e ka kryer e vetme lindjen e foshnjës, apo ka pasur edhe ndonjë ndihmë.

Pas konstatimit të trupit të pajetë të foshnjës, autoritet italiane shoqëruan gruan për në spital, ku pas ndihmës mjekësore, ajo u arrestua nga policia.

Nga autopsia që i kanë kryer foshnjës, ka rezultuar se nuk ka ndërruar jetë nga mbytje, por nga mungesa e kujdesit mjekësor dhe ushqimit me qumësht./vizionplus.tv

Read Entire Article