Sot ka dalë para gjykatës Eduard Danaj, 50-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj në Athinë rreth një javë më parë.
Protothema.gr raporton se 50-vjeçari është shfaqur i penduar sot para trupës gjykuese. Ndaj tij është vendosur masa “arrest me paraburgim” , deri në momentin që të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit, sulmuesi i dyshuar i kishte ngritur pritë ish-gruas së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë.
Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se punonte. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën.
Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Ai u lokalizua disa orë pas ngjarjes dhe u arrestua. Në momentin e arrestimit të tij, sulmuesi i dyshuar ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij. Ai përfundimisht rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse:
“U zgjova në mëngjes dhe shkova te rruga ku ajo kalonte. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.
I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë, autori i vetë-rrëfyer dyshohet se është përgjigjur se “Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.
Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024./vizionplus.tv