Vrau me armë një person dhe më pas qëlloi veten, si ndodhi krimi me dy të vdekur që tronditi Korçën

6 months ago 22
Reklamë

Një i vrarë e një i vetëvrarë në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të këtij qyteti në afërsi të një hoteli privat. Burime të siguruara thanë se personi i vetëvrarë fillimisht ka qëlluar me 4 plumba Emiljano Pinen e më pas ka vrarë veten

Te njëjtat burime thanë se personi i plagosur ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje për të sqaruar më tej rrethanat. Per kete janë shoqëruar në polici disa persona të cilët kanë qenë në një lokal në afërsi të vendit të ngjarjes për të dhënë sqarime të mëtejshme.

Deklarata e policisë: 

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes./vizionplus.tv 

Read Entire Article