Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Berlin.
Sipas BILD, viktima ishte reper, i njohur me emrin “Çalla”.
Njëri prej të plagosurve ndodhej aksidentalisht në vendin e ngjarjes.
Rreth orës 1 të mëngjesit, u dëgjuan të shtëna në Büloëstrasse, ndërsa autorët u larguan me një makinë tip BMW.
Sipas dëshmitarëve, është qëlluar rreth 10 herë.
Mjekët e urgjencës dhe oficerët e policisë u përpoqën të mbanin në jetë reperin Caglar B., 42 vjeç, i cili u rrëzua para një dyqani pijesh alkoolike pas breshërisë së plumbave. Por ai vdiq në ambulancë.
Nuk dihet ende motivi i të shtënave dhe kush ishte objektivi. Policia nuk ka gjetur armën e vrasjes, ndërsa autorët janë në arrati./vizionplus.tv