Vuante nga një sëmundje e rëndë, 29-vjeçarja i nënshtrohet operacionit të rrallë në QSUT, Rama: Shans i shumëpritur për vajzën e re

2 months ago 21

Një ndërhyrje komplekse e një paciente 29-vjeçare  është realizuar me sukses në QSUT.

Lajmi i mirë është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet e tij sociale shkruan se e reja kishte probleme të rënda në lëvizshmëri dhe ndjeshmëri.

Kreu i vendit tonë falenderoj mjekët e QSUT, si dhe një prej neurokirurgëve, i cili pas karrierës në Spanjë është rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij.

Postimi i Plotë:

Realizohet me sukses në QSUT një ndërhyrje tejet komplekse tek një paciente 29-vjeçare me një malformacion kongenital të rrallë (meningocele lumbare), e cila vuante për shkak të problemeve të rënda në lëvizshmëri dhe ndjeshmëri

Falë kontributit të neurokirurgut, Prof. Kita Sallabanda, që pas një karriere të shkëlqyer në Spanjë ka nisur të kontribuojë edhe në atdhe pranë QSUT, në bashkëpunim me mjekët e talentuar të kompleksit tonë qendror spitalor, neurokirurgun Prof. Artur Xhumarin dhe kirurgun plastik-rikonstruktiv Prof. Nardi Kolën, operacioni i vështirësisë së lartë u realizua me sukses, duke i dhënë 29 vjeçares shansin e shumëpritur për një jetë më të mirë. /vizionplus.tv

Read Entire Article