Vuçiç: Serbia do të prezantojë së shpejti një sistem antidron të blerë nga Rusia

7 months ago 29
Reklamë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilën e ka blerë kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia.

Prezantimi i tij do të bëhet në Festën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt në qytetin jugor Nish, sipas tij.

Vuçiqi nuk tregoi se kur e mori Serbia saktësisht sistemin e ri, por shtoi se “ai është në duart tona”, dhe se Serbia e ka paguar për të shumë kohë më parë.

Gjatë një vizite në kazermën Topçider në kryeqytetin serb më 30 janar, Vuçiqi kishte thënë se janë ndarë para nga buxheti i Serbisë për “701 sisteme komplekse të armëve nga industria vendase” dhe se “më shumë se 850 të tjera do të prokurohen në vitet e ardhshme”.

Ai përsëriti se Serbia është një “superfuqi rajonale e tankeve” dhe se Serbia është “afër kompletimit të baterisë së tretë të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore, FK-3, nga Kina”.

Vuçiq njoftoi për sistemin e ri antidron disa javë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, e cila do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan, vendim të cilin lideri serb e cilësoi si një “zhgënjim i madh”.

Serbia e deklaron veten si një vend ushtarakisht neutral dhe blen armë si në lindje ashtu edhe në Perëndim.

Read Entire Article