Zbardhet afera me fondet e BE, OLAF: Aplikuesve u kërkohej të paguanin një pjesë të shumës

4 months ago 19

Në mbyllje të hetimeve të zhvilluara prej më shumë se një viti, zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF bën zyratrisht me dije për keqpërdorimin e 33 milionë eurove, fonde që Bashkimi Evropian i jepte Shqipërisë në ndihmë të bujqësisë.

Në mbyllje të hetime, OLAF rekomandon bllokim të fondeve që Bashkimi Evropian i jep Shqipërisë në kuadër të programit IPARD.

Pas denoncimit të bërë nga disa qytetarë se ishin përballur me praktika korruptive përgjatë aplikimit për të përfituar fonde nga BE, OLAF nisi hetimet.

Në fund rezultoi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përiqindje të lartë garntit te kompania e cila ishte përzgjedhur si këshilluese për të lehtësuar të gjitha proceduart e përfitimit të kontratave me ARDA, Agjencinë Shqiptare për Zhvillim Rural.

Ishte kjo e fundit që më pas shpërndate fondet për fituesit e fondeve që BE jepte si mbështetje financiare për të zhvilluar sektorin e bujqësisë.

Në njoftimin thuhet se shumë kontrata janë dhënë pa garë dhe janë falsifikuar.

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve i rekomandon Komisionit Evropian që thirrja një dhe dy e programit IPARD 2 me një vlerë prej 33 milionë eurosh të shpallet e pavlefshme.

Pas 4 vitesh Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural dhe 2 vitesh Ministre e Bujqësisë, Frida Krifca u thirr si zyrtare nën hetim për korrupsion me fondet e dhënga nga BE për bujqësisë shqiptare në vitet 2017-2021.

Pas skandalit me fondet e Bashkimit Evropian, në shtatorin e një viti më parë, një nga të larguarit e Edi Ramës nga qeveria e tij ishte edhe Frida Krifca./vizionplus.tv

Read Entire Article