“Zëdhënës i Pëllumb Gjokës, drejtorin e policisë Shkodër e emëroi krimi”, Braçe i kthehet Bardhin: Mos më bëj të hap librin

2 months ago 26

Akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ndaj drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj kanë shkaktuar tensione dhe përplasje në seancën e sotme plenare.

Bardhi paraqiti në Parlament dy biseda, që sipas tij janë bërë në Sky ECC, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale.

Lexo edhe :

Related Posts

Në vijim të replikave kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha se ishte zëdhënësi i biznesmenit Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Nuk përmenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn ketu. Ju referova dokumentave zyrtare qe ndodhen ne dosjet e SPAK. Dhe po ta perseris siç ti e din shume mire, ne policine e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe te ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumente se une nuk flas pa dokumenta dhe Pellumb Gjoka. Te fola per emerimin e Pellumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonje pergjigje?! Ke pergjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në  polici. Ke pergjigje, se “vellai” o tij po i behej Ministër i Brendshëm. Ke pergjigje per kete?! Mos me trego mua raportin e EUROPOL, se e di me mire se ty” tha Gazment Bardhi.

Por pas këtyre akuzave, deputeti i PS i është kthyer ashpër kolegut demokrat, duke i thënë se nëse ai hap librat se kush është zëdhënësi i banditave, atëherë sipas tij, “dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”.

Këtu në sallën e kuvendit u lexuan komunikim mes dy kodeve në encrocat, të supozuar bandit. në atë komunikim flitet për Mondin dhe u tha se ai është drejtori i policisë së Shkodrës. Mondi është bërë drejtor i policisë së Shkodrës në tetor 2023 ndërsa në komunikimi është në vitin 2021. Sa për zëdhënës të filan banditi apo fistek banditi mos më bëni të hap libra se po hapa libra, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”, tha Braçe.

Ndërkohë në një reagim drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj i ka quajtur shpifje dhe se do të bëjë padi ndaj deputetit demokrat./vizionplus.tv

Read Entire Article