Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sot dhunën politike pas tentativës për vrasjen e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.
“Dhuna politike nuk ka vend askund në botë”, shkroi Zelensky në X.
Lexo edhe :
Related Posts
“Është mirë që i dyshuari për atentatin u kap shpejt”, shtoi ai, pa përmendur lidhjen e të dyshuarit me Ukrainën, pasi ai person është identifikuar si një mbështetës i Kievit kundër Rusisë nga shumë media.
“Më vjen mirë të dëgjoj se DonaldTrump është i sigurt dhe i padëmtuar. Urimet e mia më të mira atij dhe familjes së tij. Është mirë që i dyshuari për atentatin u kap shpejt. Ky është parimi ynë: sundimi i ligjit është parësor dhe dhuna politike nuk ka vend askund”, shkroi ai.
Nga ana e tij, kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se ishte shumë i shqetësuar pas atentatit të supozuar ndaj Donald Trump.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të bëhet e qartë se dhuna nuk duhet të ketë vend në asnjë proces demokratik”, u tha Starmer gazetarëve në Romë, ku ndodhet për bisedime me homologen e tij italiane Giorgia Meloni. /vizionplus.tv