Zelensky në SHBA javën e ardhshme, shpreson të takohet me Trump

1 month ago 18

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpreson të takohet me kandidatin republikan presidencial Donald Trump javën e ardhshme kur ai të udhëtojë në SHBA për të paraqitur “planin e tij për fitore” në luftën kundër Rusisë.

Zelensky do të marrë pjesë në takimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe gjithashtu planifikon të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris në takime të veçanta më 26 shtator.

Udhëheqësi ukrainas tha se ai gjithashtu shpreson të takohet me Trump.

“Me shumë mundësi do të kemi një takim, mendoj më 26-27 shtator”, u tha Zelensky gazetarëve mbrëmë vonë, pa dhënë detaje.

Në gusht, presidenti ukrainas tha se donte t’ia paraqiste planin e tij Biden, Harris dhe Trump. Megjithëse Trump dhe Zelensky patën një bisedë telefonike në korrik, ata nuk janë takuar personalisht që nga mandati i Trump 2017-2021.

Zelensky ka folur për një plan se si të detyrohet Rusia të përfundojë luftën e saj në mënyrë diplomatike dhe ka treguar se u takon aleatëve të marrin vendime të shpejta midis tetorit dhe dhjetorit të këtij viti. /vizionplus.tv

Read Entire Article