Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Madridin më 17 maj.
Gjatë vizitës në Madrid Zelensky do të takohet me Mbretin Felipe të Spanjës , tha pallati në një deklaratë.
Monarku do të presë Zelenskyn në orën 12:30 me orën lokale dhe do të shtrojë një drekë për nder të tij një orë më vonë, thuhet më tej në deklaratë.
Qeveria spanjolle nuk ka dhënë detaje të vizitës për arsye sigurie, por Zelensky gjithashtu pritet të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe të bashkëpunimit të sigurisë me kryeministrin Pedro Sanchez pas një deklarate të përbashkët të NATO-s vitin e kaluar.
Ashtu si vendet e tjera të Bashkimit Evropian, Spanja është zotuar të mbështesë Ukrainën me ndihmë financiare dhe ushtarake pasi Rusia pushton në shkurt 2022./vizionplus.tv/