Tirana do të mirëpresë për herë të parë samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. I pranishëm në tryezën e diskutimeve në pallatin e kongreseve pritet të jetë fizikisht edhe presidenti i ukrainës Volodymyr Zelensky. Ky i fundit mund të mbërrijë sëshpejti në kryeqytet dhe do të pritet nga kryeministri Edi Rama
Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jenë edhe përfaqësues nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia.
Lexo edhe :
Related Posts
Lufta ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim.
Në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për gjashtëshen ballkanike si mbështetje në rrugën paraanëtarësuse do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin në be, Oliver Varhelyi. /vizionplus.tv