“Zero shqetësime nga SPAK”, Celibashi vlerëson dy tenderat për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje

1 month ago 16

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimin e Spak për tenderat e realizuar në vitin 2020 dhe 2021 për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje.

Celibashi ka deklaruar për gazetarët se nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me procedurat e ndjekura në realizimin e këtij tenderi

“Personalisht kam zero shqetësim si për veten time por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces dhe mendoj që nuk do të kishte dobi çfarë do që të them unë, se është dikush tjetër që i bën vlerësimet në këtë rast”, tha ai.

Por hetimi i SPAK nuk cenon aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E vetmja gjë që rrezikon shtrirjen e votimit elektronik është mungesa e kohës dhe konsensusi i partive politike

Mendoj që shtrirja e votimit elektronik në 6 qarqe është pothuaj i pamundur, KQZ e ka kohën në dispozicion, nuk e ka mundësinë që të përgatisë votimin elektronik në 6 bashki. Ndoshta ka akoma kohë për të diskutuar nëse në një ose dy, apo maksimumi 3 qarqe mund të shtrihet votimit elektronik. Por jemi në një proces diskutimi me përfaqësues të partive politike për këtë çështje dhe shpresoj shumë shpejt  të vendosim nëse ka interes për ta shtrirë votimin elektronik”, u shpreh Celibashi.

Megjithatë, KQZ është optimiste se do të hartojë të gjitha aktet e nevojshme për të garantuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit

“Besoj që do të finalizojmë brenda kësaj jave draftet për votimin nga jashtë. Drafti i parë ka të bëjë me aktin e regjistrimit të votuesve nga jashtë dhe mendojmë që brenda afateve të përcaktuar nga kodi zgjedhor këto drafte do të kalojnë në komisionin rregullator”, tha ai.

Në muajin gusht u publikua një shkresë e SPAK-ut drejtuar KQZ ku kërkoheshin të gjithë dokumentet e dy tenderave që lidheshin me pajisjet për identifikimin elektronik dhe pajisjet për votimin elektronik. Kompania Smartmatic e cila fitoi këto tendera është një prej kompanive më të njohura e cila ka realizuar edhe zgjedhjet në SHBA.

Para se të fitonte tenderin nga KQZ, në vitin 2019 kompania Smartmatic realizoi votimin elektronik edhe në zgjedhjet e brendshme në PS për delegatët e kongresit. /vizionplus.tv

Read Entire Article