Zgjedhjet në SHBA/ Trump “mposht” Harris, triumfon në sondazhet e fundit, kryeson në tre shtete të rëndësishme

1 month ago 27

Ish-Presidenti Donald Trump ka dalë triumfues në sondazhet e publikuara nga “New York Times” përballë kandidates së tij, Kamala Harris.

Sipas “New York Times”, ai kryeson në tre shtete të rëndësishme.

Trump udhëheq ndaj Harris në Arizona me 5 pikë (50%-45%). Në Xhorxhina kryeson me 4 pikë (49%-45)

Harris është më afër ish-presidentit në Karolinën e Veriut, ku gara qëndron në 49%-47%, në favor të Trump.

Në sondazhin e The Times morën pjesë 2077 votues të mundshëm në të tre shtetet, nga data 17-21 shtator.

Kujtojmë se Arizona dhe Xhorxhia  janë shtete që Presidenti Biden fitoi në vitin 2020, por mesa duket në zgjedhjet e këtij viti, qytetarët kanë zgjedhur të mbështesin Trump.

Arizona në veçanti përfaqëson një përmbysje të madhe drejt Trump, pasi një sondazh i Times në gusht, tregonte Harrisin që kryesonte me 5 pikë. /vizionplus.tv

Read Entire Article