“Zgjedhorja”/ OSBE apel deputetëve: Kontribuoni për një proces parlamentar të qetë

9 months ago 28

Prezenca e OSBE në Tiranë u ka bërë thirrje deputetëve të garantojnë një proces parlamentar të qetë dhe funksional një ditë para mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në faqen zyrtare “X” Prezenca e OSBE thotë se dialogu konstruktiv dhe vijimi i punimeve janë thelbësore.

Lexo edhe :

Related Posts

Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë !  U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore.  Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”-thuhet në reagimin e OSBE.

Të njëjtën gjë tha edhe një ditë në parë kryetarja në detyrë e OSBE në Tiranë, Clarisse Pastory, në një intervistë që dha për gazetaren e Vizion Plus Enkelejda Mema. Ajo theksoi se “zgjedhorja” nuk duhet të përjashtojë asnjë faktor politik, teksa i bëri thirrje edhe Gazment Bardhit që të marrë pjesë./vizionplus.tv

Read Entire Article