Sot do të zhvillohet mbledhja e parë e komisionit të Reformës Zgjedhore. Në orën 11:00 Damian Gjiknuri që është bashkëkryetar i PS dhe Enkelejd Alibeaj që është bashkëkryetar i reformës nga PD do të ulen në tryezë për të diskutuar për ndryshimet në Kod.
Kryetarja në detyrë e OSBE në Tiranë, Clarisse Pastory dy ditë më parë në një intervistë të posaçme për gazetaren e Vizion Plus Enkelejda Mema deklaroi se “zgjedhorja” nuk duhet të përjashtojë asnjë faktor politik, teksa i bëri thirrje edhe Gazment Bardhit që të ulet në tryezën e diskutimeve.
Lexo edhe :
Related Posts
“Gjithëpërfshirëse, pikë së pari, do të thotë me bazë të gjerë, do të thotë që të gjithë. Të gjitha partitë politike, por jo vetëm partitë politike – të marrin pjesë, të kenë mundësinë të shprehin idetë e tyre, të bëjnë sugjerime dhe të dëgjohen. Kjo do të thotëgjithëpërfshriëse. Së dyti, po, sigurisht, nuk kam asnjë dyshim që edhe grupi i z. Bardhi duhet të përfshihet njësoj. Mendoj se ju i referoheni çështjes së kryesimit”, tha Clarisse Pastory për Vizion Plus.
Kjo mbledhje e reformës zgjedhore vjen pas dy vitesh. Përplasja mes demokratëve ka bërë që grupimi i drejtuar nga Sali Berisha të mos njohin Alibeajn si përfaqësues të tyre dhe kërkojnë që në tryezë të ulet Oerd Bylykbashi. Vota e emigrantëve është një nga çështjet që duhet të marrë zgjidhje, kjo pasi edhe afatet kohore për këtë po mbarojnë.
Në ndryshimet për Reformën Zgjedhore, PD ka propozuar sistem proporcional kombëtar, lista tërësisht të hapura dhe votë elektronike të diasporës. Po ashtu PD kërkon ndryshim të sistemit në 1 zonë zgjedhore: sistem proporcional kombëtar./vizionplus.tv