Edon Zhegrova po kalon një sezon fantastik me fanellën e Lilës në elitën e futbollit francez.
Ylli kosovar është lojtari kyç duke shënuar gola të rëndësishëm për francezët. Formën e lartë të sulmuesit kosovar e dëshmojnë edhe statistikat e tij në këtë fillim sezon. Zhegrova udhëheq listës e dribluesve më të mirë në top pesë ligat europiane.
Ai ka lënë prapa shumë sulmues të mëdhenj të futbollit europian, si Kilian Mbape, Lamine Jamal, Vinicius Zhunior e Kvaratskhelia.
25-vjeçari ka 28 driblime të kompletuara këtë sezon në 52 tentime, apo shprehur në përqindje, ai ka kompletuar 54% të driblimeve të tentuara, siç raporton faqja sportive “The Pop Foot”.
Edon Zhegrova këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar në tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.