Ka nisur me tensione seanca plenare e ditës e sotme, ashtu si seancat e tjera që janë zhvilluar muajt e fundit.
Deputetët e opozitës kanë mundur të futen në sallë dhe po shkaktojnë zhurmë me bilbilë dhe brohorima.
Ndërkohë, në hyrje të Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka u hodhi miell punonjësve të Gardës.
Në nisje të seancës ka qenë deputeti Edi Paloka ai që ka mbajtur fjalën e tij, teksa menjëherë në përfundim, opozita ka vijuar me zhurmën në Kuvend.
“Në -91 isha në grevë. Nga një televizor ndiqnim çbëhej në Tiranë. Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar dhe i kishin përmjerë dhe qelbte erë.
Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shur*ë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë.
Zonja Nikolla, ky nuk është Parlament. Vetëm pamja flet boll për ata që duan të shohin e të dëgjojnë. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni në rrugën tuaj, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë. Lërini që shefin tuaj ta mbulojë shurra, mos i shkoni pas”, tha Paloka.
/vizionplus.tv