Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një hapësirë me shkurre në lagjen 28 Nëntori, në Elbasan.
Nuk raportohen dëme në banesa. Ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur lokalizimin e më pas fikjen e zjarrit.
Mendohet se zjarri mund të ketë ardhur nga ndonjë cigare e ndezur, e hedhur në mënyrë të pakujdesshme.
Top Channel