Zjarr në një autoservis në Shkodër, digjet një automjet

6 months ago 25
Reklamë

Një autoservis është djegur në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër. Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit. /vizionplus.tv

Read Entire Article