“Zjarret kufij njohin kufij”, mediat greke: Shqipëria kërkon ndihmë nga Greqia për shuarjen e zjarreve

1 month ago 29
Reklamë

Mediat greke shkruajnë se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Greqisë për të shuar zjarrin në Dropull. Kërkesës për ndihmë, sipas Kathimerini, autoritetet greke i janë përgjigjur duke dërguar katër avionë për shuarjen e zjarrit.

“Pas një kërkese përkatëse nga Shqipëria nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Greqia dërgoi katër avionë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Bashkinë e Dropullit”, shkruan Kathimerini.

Komisioneri grek për menaxhimin e situatave emergjente, Janez Lenarcic, theksoi për mediat greke se zjarret nuk njohin kufij.

“Zjarret nuk njohin kufij. BE ka mobilizuar avionë zjarrfikës nga Greqia për të mbështetur autoritetet vendase në Shqipëri në luftën e tyre kundër zjarreve. Ne jemi të gatshëm të mbështesim më tej Shqipërinë nëse është e nevojshme”, tha ai.

Situata në terren u përmirësua brenda natës, por Qendra e Koordinimit Emergjent të BE-së vazhdon të monitorojë nga afër situatën, në rast se nevojitet mbështetje e mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article