Faza e 1/8 e Europianit nis të shtunë me dy takimet e para ku zbresin në fushë ekipe pretendente dhe me shumë histori në këtë kompeticion, sikurse Italia dhe gjermania.
Axurrët, kampion Europe në fuqi do ti masin forcat me Zvicrën, një derbi i vogël në fakt pot e kemi parasysh jo vetëm afërsinë gjeografike, marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe faktin që jo pak lojtarë të helvetëve luajnë në serie A.
Zvicra doli nga një grupi me Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë, dhe la një shije shumë të mirë sidomos tek dueli me pancerat.
Kanë një miks lojtarësh me eksperiencë dhe të rinj ku spikasin Rodrigez, Zomer, Shaqiri, Xhaka, Frojler e deri tek Ndoj, Embolo e Akanzhi.
Pavarësisht se kanë shumë vite që nuk e mundin Italinë në kompeticione të mëdha, zviceranët ishin ata që me dy barazime vulosën moskualifikimin e Italisë në botërorin e Katarit. Trajneri Jakin dhe lojtarët janë të bindur se do ta eliminojnë Italinë.
Në krahun tjetër italianët kanë zbritur me këmbë në tokë pas leksionit që i dha asnjë, dhe pas emocioneve për infarkt të kualifikimit vetëm në minutën e 98 kundër Kroacisë.
Spaleti është i bindur për të bërë disa lëvizje në formacion, një prej të cilave edhe e detyruar pasi mungon Kalafiori i pezulluar dhe në vend të tij në mbrojtjen me tre do të jetë Buonxhorno ose Mancini.
Anësore në skemën me 5 në mesfushë do të jenë Di Lorenco dhe Di Marko. Ne mesfushë në vend të Zhorzhinjos do të luajë Faxholi ndërsa Kieza kthehet titullar nga minuta e parë për të mbështetur sulmin ku duket favorit Retegi.
Axurret kanë një shans të madh për të tentuar ti shkojnë deri në fund kompeticionit pasi si kundërshtar të mundshëm në rrugëtimin drejt finales mund të kenë vetëm dy prej ekipeve të mëdha Anglia në çerekfinale, dhe Holanda në gjysmëfinale./vizionplus.tv