Zyrtari i SHBA kundër korrupsionit takohet me Dumanin: Mbështesim institucionet e drejtësisë shqiptare në rrugën drejt BE

4 months ago 24

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew, ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme shqiptare, mes të cilëve edhe me kreun e SPAK, Nuredin Dumani.

Në një reagim të ambasadës së SHBA në Tiranë theksohet se Nepheë është takuar prokurorë të SPAK dhe përfaqësues së ILDKPKI apo Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në reagim thuhet se fokusi i takimeve ishte lufta kundër korrupsionit, duke siguruar mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve shqiptare në këtë drejtim.

“Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nepheë pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

Read Entire Article