16-vjeçarja në Greqi përdhunohet nga babai i ish-të dashurit, i ati: E kërcënonte se do i vriste familjen

2 months ago 53

Një 44-vjeçar në Greqi është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përdhunuar ish të dashurën e djalit të tij.

Në një rrëfim për mediat greke, babai i të miturës bën me dije se 44-vjeçari për të kënaqur egon e tij të sëmurë, kërcënonte vajzën se do i vriste familjen, në rast se nuk bënte siç i thoshte ai dhe nëse tregonte se çfarë kishte ndodhur mes tyre.

Ai i dërgoi mesazhe kërcënuese se nëse ajo hapte gojën dhe fliste, ai do të vriste babanë dhe motrën e saj. Ajo e bëri fëmijën t’i betohet nënës së saj të vdekur se nuk do të fliste. Nuk kishte konsensus. Fëmija është i shqetësuar. Ajo kishte frikë, tha ‘Nuk kam nënë, a duhet të humbas edhe babin?’”, tha babai i vajzës.

E gjithë biseda mes 44-vjeçarit dhe të miturës është zhvilluar në rrjetin social Instagram.

Burri është kujdesur që çdo mesazh të dërguar ta fshijë, por ato tashmë janë të dokumentuara në dosjen hetimore që ka hapur policia.

Të gjitha këto janë në mesazhe dhe dialogë në Instagram të cilat ai është kujdesur t’i fshijë, por Policia i ka në dosjen që ka hapur. Ai kishte një guxim të tillë sa kishte kontakte me mua. Më thirri dhe më bëri shok. E ka përdhunuar në datën 19 të muajit dhe në datën 20 ka lënë takim me mua për të shkuar të bëj një punë” , shtoi babai i të miturës./vizionplus.tv

Read Entire Article