38 persona kanë humbur jetën në Nepal që nga mëngjesi i ditës së kaluar, pasi pasi reshjet e vazhdueshme shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.
Rrëshqitja e tokës ka bllokuar rrugët kryesore dhe ka ndërprerë udhëtimin ajror të brendshëm.
Zyrtarët paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi 29 persona të tjerë raportohen të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë dhe varka gome për të ndihmuar njerëzit e bllokuar.