Princi Harry do të marrë më shumë se 4.7 milionë euro dhuratë nga stërgjyshja e tij për ditëlindjen e 40-të më 15 shtator. Princi Harry do të marrë disa nga paratë pa taksa nga fondi prej 8 milionë dollarësh si pjesë e një dhurate nga testamenti i stërgjyshes së tij.
Trashëgimia u nda në dy këste – një për t’u dhënë princave William dhe Harry kur ata mbushën 21 vjeç dhe një tjetër në ditëlindjen e tyre të 40-të.
Harry mori këstin e parë të pjesës së tij të fondit total prej 19 milionë dollarësh kur mbushi 21 vjeç në 2005. Ndërsa, princi William mbushi 40 vjeç në vitin 2022 dhe Harry tani do të marrë pjesën e mbetur prej 8 milionë dollarësh. Stërgjyshja e Harry-t, Elizabeth, ndërroi jetë në vitin 2002 kur ajo ishte 102 vjeç.
Kur Nëna Mbretëreshë ndërroi jetë në vitin 2002 në moshën 101-vjeçare, Pallati Buckingham lëshoi një deklaratë duke thënë: “Mbretëresha Elizabeth Nëna Mbretëreshë i ka lënë trashëgim Mbretëreshës të gjithë pasurinë e saj (që kryesisht përfshin përmbajtjen e shtëpive të saj)./vizionplus.tv