Eventi “Luxury Yachitng Night”, organizuar nga Grupi “Timone Yachts” u mbajt mbrëmjen e kësaj të premte në Tiranë, teksa shënoi një numër të lartë pjesëmarrësish, të cilët për disa orë në Sheshin Italia, shijuan magjinë e këtij show të industrisë së nautikës.
Qëllimi i eventit ishte promovimi i brandit luksoz dhe shumë të njohur të yachteve PARDO 43, cili dallohet për nga komoditeti dhe luksi i tij si nga ambientet e brendshme, por ashtu edhe nga pamje e jashtme.
“Luigi Gambelli, CEO i Grupit italian, i cili tashmë prezent edhe në Shqipëri “Timone Yachts”, u shpreh edhe një herë mjaft besimplotë se nëpërmjet zgjerimit të aktivitetit të industrisë së nautikës edhe në vendin tonë, do të arrijë të zhvillojë një model të ri suksesi, në një treg ambicioz dhe dinamik”, thotë Luigi Gambelli, CEO i “Timone Yachts Albania”.
“Jemi këtu në Tiranë në Sheshin Italia, teksa kemi bërë sonte edhe prezantimin e zyrës sonë më të re të “Timone Yacht”, e dyta pas asaj në Marina Orikum në bashkëpunim me Grupin “Concord Investment”, te të cilët kam gjetur një partner të besuar duke garantuar një sukses të aktivitetit tim në këtë treg të ri. Kjo shërben për zhvillimin e një tregun të ri në industrinë e nautikës, pasi me prezencën tonë në Shqipëri, e gërshetuar kjo me eksperiencën tonë në Itali, ne kërkojmë që së bashku me partnerët tanë Grupin “Concord Investment”, të implementojmë modelin e suksesit edhe një vend kaq dinamik dhe atraktiv për turizmin, siç edhe është aktualisht Shqipëria”, shprehet ai.
Aldi Bozaxhiu, CEO i “Albania Yacht” tregon se Shqipëria ka një të ardhme dhe duhet besuar në potencialet e saj.
“Deti dhe turizmi dhe nautika po marrin çdo ditë e më shumë interes. “Albania Yacht”, filloi si një kompani shumë e vogël, të paktën pjesa e charterit me një barkë të vogël 9 metra, ndërsa sot që flasim flota jonë është shtuar, dhe yachtet tona janë totalisht të reja. Ne ofrojmë një flotë të gjerë charter të jahteve, e cila i përshtatet për çdo kërkesë apo shije që kanë klientët tanë vendas dhe të huaj. Bashkëpunimi me “Timone Yachts” është thelbësor, sepse charteri është si një pikë fillimi ku njerëzit fillojnë mësohen me barkën, pastaj të dashurohen me të dhe potencialisht pozitiv për të bërë të tyren një yacht”, thotë Bozaxhiu.
Ing. Arian Ruhi, Drejtor i Marina Division – Concord Investment, gjatë fjalës së tij nënvizoi faktin se Grupi që përfaqëson, është duke investuar fuqimisht në industrinë e nautikës në Shqipëri, ku aktualisht janë duke u zhvilluar dy projekte shumë të rëndësishme të Marinave, në Orikum dhe Sarandë.
“Concord Investment po investon në këtë industri, në industrinë nautike, dhe në këtë moment ne po zhvillojmë dy projekte shumë të rëndësishme siç është Marina Orikum dhe Marina e Limionit në Sarandë. Të dy këto projekte janë në fazën e tyre të zhvillimit, duke ofruar të dyja bashkë shërbime për 1200 vende jahtesh. Duke konsideruar faktin që Marina Orikum do jetë në të ardhmen marina më e madhe e Adriatikut. Për Concord Investment, Marina e Orikumit është një vazhdimësi e investimeve që Grupi ynë zhvilluar në zonën e Gjirit të Lalzit, me ndërtimin dhe vendosjen në funksion të Hotelit me 5-yje “MELIA” Durrës dhe Resortin “San Pietro”. Implementimi me sukses i sa më shumë risive duke i përqasur ato me pritshmëritë e tyre tek klientët tanë potencial, i kemi konstatuar fillimisht tek Zyra jonë e Shitjeve fillimisht në Marinën e Orikumit dhe së shpejti edhe në Marinën e Limionit në Sarandë, për të patur kështu sa më shumë sukses në aktivitetin tonë të Marinave në Shqipëri”, u shpreh gjatë intervistës së tij z. Ruhi.
Kjo mbrëmje GALA u karakterizua nga momente mjaft pozitive për sa i përket nivelit që përçoi te pjesëmarrësit teksa më pas mundën të vizitojnë edhe yachtin e ekspozuar në Sheshin Italia në Tiranë. /vizionplus.tv