Të paktën 44 palestinezë janë vrarë sot nga sulmet izraelite në Rafah në jug të Gazës, disa orë pasi Benjamin Netanyahu tha se qyteti do të sulmohet dhe urdhëroi një plan të kombinuar evakuimi per te strehuarit atje.
Rafah është zona ku ushtria izraelite urdhëroi fillimisht vendosjen e palestinezëve të larguar nga Gaza që prej nisjes së bombardimeve tre muaj më parë.
Ushtria tha se objektivi sulmeve ishte Ahmed Al-Yaaqoubi, një zyrtar i policisë së Hamas për të cilin inteligjenca dhe ushtria izraelite tha se është vrarë nga sulmet.
Qindra mijëra banorë të popullsisë prej 2.3 milionë të Gazës kishin ardhur në qytetin kufitar me Egjiptin, të zhvendosur nga sulmet ajrore e tokësore të Izraelit.
Izraeli ka goditur Rafah gjatë shumicës së kësaj jave, duke paralajmëruar të strehuarit aty të zhvendosen në veri drejt Khan Younis, qyteti i dytë më i madh në Gaza, i cili është bombarduar për një muaj në janar nga Izraeli.
Në sulmet e mëngjesit të sotëm në Rafah janë vrarë të paktën tre familje me fëmijë të vegjël.
Ministria e shëndetësisë në Gaza thotë se shifra e palestinezëve të vrarë në Gaza është rreth 28,000 që prej nisjes së sulmeve izraelite tre muaj më parë.
Ushtria izraelite thotë se ka gjetur qendra informacioni nëntokësore të Hamas në zonën Rimal në Gaza.
OKB thotë se situata shëndetësore dhe e ushqimit në Gaza është pranë katastrofës ndërsa rrethimi izraelit nuk lejon kalimin e ndihmave dhe ushqimeve për popullsinë .
SHBA ka kritikuar si të ekzagjeruar veprimin ushtarak të Izraelit në Gaza ndërsa drejtori i CIA, Bill Burns vjen javës që vjen në Kairon fqinje për të ndërmjetësuar një armëpushim.
Top Channel