9-vjeçarja e pickuar qindra herë nga bletët pas aksidentit, mbijeton prej ‘ndërhyrjes hyjnore’ (fotot)

8 months ago 34

Një vajzë nënte-vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht qindra pickimeve nga një koloni bletësh që e sulmuan pas një aksidenti automobilistik në Brazil.

Alice Soares Albino kishte dalë per te kërkuar ndihme nga makina që ishte rrëzuar në një shkëmb, në aksidentin ku humbën jetën gjyshi e stërgjyshi i saj në  qyteti lindor të Espirito Santo, të dielën.

Gjyshi saj 77 vjeçar Jose Pereira Novais, kishte humbur papritur kontrollin e makinës, ku mbeti i vrarë stërgjyshi i Alice, Paulo Soares Ribeiro, 96 vjeç.

Ndërsa vajza u sulmua nga kolonia e bletëve që ishin trazuar në folenë e tyre nga aksidenti.

Disa njerëz i erdhën të voglës në ndihmë duke larguar bletët e duke e çuar në spital ku ajo është në gjendje të stabilizuar, sipas mediave vendase.

Nëna e saj që punon infermiere, po kujdesej për të voglën në spital.

Babai i Alice, Celso Ruella Albino tha: “Megjthse ishte një aksident i rëndë ajo nuk pësoi gjë nga përplasja. Ajo që pësoi ishin pickimet e bletëve kur doli nga makina dhe u nis për të kërkuar ndihmë.”

Babai thotë se bija shpëtoi nga një ndërhyrje hyjnore, duke shtuar se “prej situatës dhe vendit ku ndodhi ngjarja, sikur të mos kishte pasur verim nga hyjnitë, bija ime nuk do të ishte këtu sot”.

Alice Soares Albino i mbijetoi aksidentit dhe sulmit te bleteve

Top Channel

Read Entire Article