A duhet ta lajmë orizin para se ta gatuajmë

3 months ago 41

Vite më parë, amvisat shqiptare e kishin zakon të shpëlanin orizin me ujë të ftohtë përpara gatimit të tij.

Me hapjen e tregjeve dhe futjen në to të produkteve të larmishme, por edhe me angazhimet në rritje, shumë amvisa nisën të hiqnin dorë nga kjo praktikë.

Ka amvisa që besojnë se larja e orizit është tashmë krejt e panevojshme dhe nuk ka asnjë ndikim në gatimin përfundimtar të tij.

Kjo sipas ekspertëve është e gabuar.

Sipas ekspertëve, larja e orizit bën një ndryshim madhor, sidomos kur vjen puna tek orizi kokërr gjatë.

Shpëlarja largon  papastërtitë e akumuluara në pako dhe mbi të gjitha eliminon niseshten që vesh sipërfaqen e kokrrës e cila më pas shkakton ngjitjen e tij.

Read Entire Article