“A është ndonjë çik e mirë kokaina”, Top Channel zbardh audio-përgjimet, si funksiononte rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Tiranë

9 months ago 31

Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht detajet nga megaoperacioni “Tempulli” në Tiranë, sesi funksiononte grupi i shpërndarjes së lëndëve narkotike nëpër lokale, zona të frekuentuara të kryeqytetit, por edhe në shkolla.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, në të cilën janë zbardhur video-përgjimet e personave të përfshirë, kryesisht të rinj.

Sipas dosjes së prokurorisë, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, kryesisht me metoda të ngjashme.

Për shitjen e kokainës, ata e siguronin nga lidhjet e tyre shoqërore, e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre. Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave.

Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme ndryshme. Në afërsi të banesave të tyre, ose shkojnë te vendi ku ndodhet blerësi, duke përdorur automjete të tyre, ose të marra me qira. Ata mbanin kontakte me anë të telefonit me ‘klientët’ e tyre, madje u përgjigjen edhe personave të panjohur, të cilët u prezantohen me anë lidhjeve të përbashkëta shoqërore.

Në dosjen e zbardhur nga Top Channel Web, prokuroria tregon sesi njëri nga të arrestuarit, Ardit Pepnika, 21 vjeç, shiste lëndën narkotike në Tiranë.

Në datën 24 tetor 2023, rreth orës 22:00 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, bazuar në autorizimin e prokurorit të çështjes, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri”, kryen blerjen e një doze me kokainë.

(A-MIRI, B-Ardit Pepnika)

A-O niisho me ty fola?

B-Po

A-A ështe no një çik e mirë? Se ngelëm tu marrë?

B-Po mo.

A-Ca është zero tresh apo zero katërsh?

B-Nuk e di se nuk jam un ai që i kam.

A-Ta shofim se po ashtu do marr prap mbrapa.

B-Do ngelesh…

B-Pezieçe e ke.

A-Po ky zero treshe 1 ka bërë ai?

B-Zero treshe më duket, nuk e di veç me të rrejt.

A-A ti je gjithmonë? Se ndoshta un mund te vij prap më vonë.

B-Po unë jam vërdallë, se ai qe i ka nuk jam unë

Më datë 29.11.2023, rreth orës 21:08, në rrugën e Dibrës, bazuar në autorizimin e prokurorit të çështjes, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri” kryen blerjen e simuluar të një doze me lëndë të dyshuar llojit kokainë 0.4 gramë nga 21 vjeçari.

Prova materiale e siguruar nga blerja e simuluar u dërgua për eksperti kimik ne Institutin e Policise

Veprimi i blerjes së stimuluar u krye e regjistrim video dhe audio, të asistuar nga specialistët e Seksionit Tekniko-Shkencor në drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

(A-Miri B-Ardit Pepnika)

A-O vllai ça je tu bo?

B.- ….(Nuk kuptohet).

A-Si t’kom ça je tu bo?

B-…….(Nuk kuptohet).

A-Po fol o burr un thash se kishe ardh ti. Ca bone ti?

B-‘Trafik . . . (Nuk kuptohet).

A-Ca bone ti?

B-…….(Nuk kuptohet).

A-Paska fest Artisit sot me mor çunat.

B.-. (Nuk kuptohet).

A-Po mir m hajt s ka gjo (Nuk kuptohet).

B-.. . (Nuk kuptohet).

A-A u lodhe.

B-……..(Nuk kuptohet).

A-Ai mtha mu dil se e ke atje ishte nji portobagazh …..(Nuk kuptohet). B-…..(Nuk kuptohet) para meje nuk deshe me i bo …..(Nuk kuptohet). A-Jo o .(Nuk kuptohet).

Top Channel

Read Entire Article